Daniella Chatbot

Rregullat e Referimit dhe Shpërblimi dhe Regjistrimi

Bashkohuni me programin tonë të referimit dhe fitoni para duke rekomanduar shërbimet tona të modës së punuar me dorë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për banorët e Shkodres që duan të fitojnë të ardhura shtesë duke ndihmuar të tjerët të gjejnë veshjet e përkryera.

Si funksionon?

Nëse referoni një klient/e tek biznesi ynë, ju merrni 15% të shumës totale që ai/ajo paguan. Me vetëm një mesazh që ti i shkruan dikujt! Por duhet të jeni qytetar/e në Shkodër, faleminderit!

Ky sistem është i dizajnuar për të ndihmuar komunitetin tonë vendor në Shkodër dhe për të shpërblyer ata që na ndihmojnë të rrisim biznesin tonë. Ju thjesht duhet të tregoni për shërbimet tona cilësore tek miqtë, familjarët ose të njohurit tuaj.

15%

Komisioni juaj për çdo referim të suksesshëm

Përfitimet e Programit

💰
TĂ« Ardhura Pasive

Fitoni para edhe kur nuk jeni duke punuar aktivisht. Çdo referim i suksesshĂ«m ju sjell tĂ« ardhura.

⏰
Orari Fleksibël

Punoni kur dëshironi, pa orar të fiksuar. Programi punon sipas ritimit tuaj personal.

🏆
Pa Limite

Sa më shumë klientë të referoni, aq më shumë fitoni. Nuk ka limite për të ardhurat tuaja.

Rregullat e Detajuara të Referimit

Lexoni me kujdes rregullat e mëposhtme për të kuptuar plotësisht se si funksionon programi ynë i referimit dhe çfarë pritet nga ju si pjesëmarrës.

  1. Referuesi/ja duhet të regjistrohet në sistem. (Forma e regjistrimit është më poshtë!)
  2. Referuesi/ja do marri një kartë për referimet e tij/saj. Si dhe është i/e lutur të na vizitojë në dyqanin fizik për të marrë kartën e anëtarësisë. (Kujdes: Nëse e humbë kartën tonë mund të blini një tjetër për 200Lek, dhe na kontaktoni menjëherë për të ndryshuar të dhënat e llogarisë suaj për shkak se mund të ndodhë ta gjejë dikush tjetër dhe të ju marrin të dhënat personale si emër, mbiemër, nr i cel dhe e-mail tuaj! Faleminderit pë mirëkuptimin!)
  3. Referuesi/ja nuk ka orar të caktuar. Pra mund të punojë kur të dojë!
  4. Kur klienti/ja vjen nĂ« dyqan tek Çinari HoxhĂ« Dheut, PĂ«rballĂ« ShkollĂ«s 9-vjeçare Ismail Qemali, ai/ajo duhet tĂ« pĂ«rmendĂ« emrin tuaj. Çinari HoxhĂ« Dheut, Opposite Ismail Qemali 9-Year School, they must mention your name.
  5. Pagesa e shpërblimit bëhet në fund të muajit.
  6. Shmangia e mashtrimeve Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme – referimi duhet tĂ« jetĂ« i sinqertĂ«.
  7. Klienti/ja nuk paguan më shumë për shkak të referimit.
  8. Të gjitha referimet e gjithsecilit/es do mbahen shënim direkt nga sistemi, në momentin që ndonjëri/a thotë që kam bërë më shumë, nuk merret në konsideratë!
  9. Nëse keni ndonjë pyetje na kontaktoni në nr e cel: +355694538437
  10. Vetëm nëse jetoni në Shkodër, Shqipëri mund të punoni me ne.

Struktura e Shpërblimit

Shembull: NĂ«se njĂ« klient/e paguan 100€, referuesi/ja merr 15€.

Shembuj të Tjerë të Fitimit:
  • Klienti paguan 50€ → Ju fitoni 7.50€
  • Klienti paguan 200€ → Ju fitoni 30€
  • Klienti paguan 500€ → Ju fitoni 75€
Potencial Fitimi Mujor

5 referime × 100€ mesatarisht = 75€ fitim

Nëse një referues/e sjell më shumë klientë, ai/ajo mund të përfitojë më shumë në fund të muajit!

ÇfarĂ« nuk lejohet?

Lexoni me kujdes aktivitetet e ndaluara për të shmangur përjashtimin nga programi.

  1. Mashtrimi me klientë fiktivë ose gënjeshtra për referimet.
  2. Regjistrimi me të dhëna të rreme ose përdorimi i emrave të tjerë.
  3. Ndikimi ose presioni ndaj klientëve për të përmendur një emër të caktuar.
  4. Shpërndarja e informacioneve të rreme mbi biznesin për të tërhequr klientë.
  5. Përdorimi i sistemit për të krijuar avantazhe të padrejta ndaj referuesve të tjerë.
  6. Çdo veprim tjetĂ«r qĂ« bie ndesh me etikĂ«n e biznesit dhe ndershmĂ«rinĂ«.

Nëse zbulohet ndonjë mashtrim, referuesi humb të drejtën për të marrë shpërblimin e tij dhe përjashtohet direkt nga programi i referimit pa paralajmërim dhe pa një shanc të dytë!

Regjistrohu tani!

Plotësoni formularin e mëposhtëm për t'u bërë pjesë e programit tonë të referimit dhe filloni të fitoni sot!

Të dhënat e juaja jan të ruajtura me CSRF Token.

Informacion & Kontakt

Ne jemi një biznes i përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe për të shpërblyer klientët tanë besnikë.

Pse të Zgjidhni Programin Tonë?

  • Pagesa e sigurt dhe nĂ« kohĂ«
  • MbĂ«shtetje 24/7 pĂ«r referuesit
  • Sistem transparent i ndjekjes
  • Pa kosto tĂ« fshehta ose taksa

Si të na kontaktoni?

Orari i Punës

Ne jemi të hapur çdo ditë nga ora 09:00 - 14:00 dhe 17:00 - 20:00, përveç të dielave jemi vetem 09:00 - 14:00.

Histori Suksesi

Referuese e Suksesshme

Marija nga Shkodra ka fituar mbi 300€ nĂ« tre muajt e parĂ« tĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« program duke referuar 20 klientĂ«.

Fitim Mujor i Rregullt

Alban ka krijuar njĂ« rrjet referimesh qĂ« i sjell 150-200€ nĂ« muaj nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.

Pyetje të Shpeshta

Shpërblimi paguhet çdo fund muaji për të gjitha referimet e suksesshme të atij muaji.

Nuk ka limit. Sa më shumë klientë të referoni, aq më shumë fitoni.

Nëse klienti nuk përmend emrin tuaj, nuk mund të marrim shpërblimin për atë referim.