Daniella Chatbot

Bushati Dresses · Shkodër · Program Referimi

REFERRAL
Program

Bashkohuni me programin tonë të referimit dhe fitoni para duke rekomanduar shërbimet tona të modës së punuar me dorë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për banorët e Shkodres që duan të fitojnë të ardhura shtesë duke ndihmuar të tjerët të gjejnë veshjet e përkryera.

Si funksionon?

Nëse referoni një klient/e tek biznesi ynë, ju merrni 15% të shumës totale, që ai/ajo paguan. Pa llogaritjen e pjesës së materialeve. Me vetëm një mesazh që ti i shkruan dikujt! Por duhet të jeni qytetar/e në Shkodër, faleminderit!

Ky sistem është i dizajnuar për të ndihmuar komunitetin tonë vendor në Shkodër dhe për të shpërblyer ata që na ndihmojnë të rrisim biznesin tonë. Ju thjesht duhet të tregoni për shërbimet tona cilësore tek miqtë, familjarët ose të njohurit tuaj.

15%

Komisioni juaj për çdo referim të suksesshëm

Përfitimet e Programit

Të Ardhura Pasive

Fitoni para edhe kur nuk jeni duke punuar aktivisht. Çdo referim i suksesshëm ju sjell të ardhura.

Orari Fleksibël

Punoni kur dëshironi, pa orar të fiksuar. Programi punon sipas ritimit tuaj personal.

Pa Limite

Sa më shumë klientë të referoni, aq më shumë fitoni. Nuk ka limite për të ardhurat tuaja.

Rregullat e Detajuara të Referimit

Lexoni me kujdes rregullat e mëposhtme për të kuptuar plotësisht se si funksionon programi ynë i referimit dhe çfarë pritet nga ju si pjesëmarrës.

  1. Referuesi/ja duhet të regjistrohet në sistem. (Forma e regjistrimit është më poshtë!)
  2. Referuesi/ja do marri një kartë për referimet e tij/saj. Si dhe është i/e lutur të na vizitojë në dyqanin fizik për të marrë kartën e anëtarësisë. (Kujdes: Nëse e humbë kartën tonë mund të blini një tjetër për 200Lek, dhe na kontaktoni menjëherë për të ndryshuar të dhënat e llogarisë suaj për shkak se mund të ndodhë ta gjejë dikush tjetër dhe të ju marrin të dhënat personale si emër, mbiemër, nr i cel dhe e-mail tuaj! Faleminderit pë mirëkuptimin!)
  3. Referuesi/ja nuk ka orar të caktuar. Pra mund të punojë kur të dojë!
  4. Kur klienti/ja vjen në dyqan tek Çinari Hoxhë Dheut, Përballë Shkollës 9-vjeçare Ismail Qemali, ai/ajo duhet të përmendë emrin tuaj. Çinari Hoxhë Dheut, përballë Shkollës 9-Vjeçare Ismail Qemali, ato duhet të të përmendin emrin (psh: më ka dërguar Filan Fisteku).
  5. Pagesa e shpërblimit bëhet në fund të muajit.
  6. Shmangia e mashtrimeve është e rëndësishme – referimi duhet të jetë i sinqertë.
  7. Klienti/ja nuk paguan më shumë për shkak të referimit.
  8. Të gjitha referimet e gjithsecilit/es do mbahen shënim direkt nga sistemi, në momentin që ndonjëri/a thotë që kam bërë më shumë, nuk merret në konsideratë!
  9. Nëse keni ndonjë pyetje na kontaktoni në nr e cel: +355694538437
  10. Vetëm nëse jetoni në Shkodër, Shqipëri mund të punoni me ne.

Struktura e Shpërblimit

Shembull: Nëse një klient/e paguan 100€, referuesi/ja merr 15€, por 100€ pa materiale.

Shembuj të Tjerë të Fitimit:
  • Klienti paguan 50€ → Ju fitoni 7.50€
  • Klienti paguan 200€ → Ju fitoni 30€
  • Klienti paguan 500€ → Ju fitoni 75€
Potencial Fitimi Mujor

5 referime × 100€ mesatarisht = 75€ fitim

Nëse një referues/e sjell më shumë klientë, ai/ajo mund të përfitojë më shumë në fund të muajit!

Çfarë nuk lejohet?

Lexoni me kujdes aktivitetet e ndaluara për të shmangur përjashtimin nga programi.

  1. Mashtrimi me klientë fiktivë ose gënjeshtra për referimet.
  2. Regjistrimi me të dhëna të rreme ose përdorimi i emrave të tjerë.
  3. Ndikimi ose presioni ndaj klientëve për të përmendur një emër të caktuar.
  4. Shpërndarja e informacioneve të rreme mbi biznesin për të tërhequr klientë.
  5. Përdorimi i sistemit për të krijuar avantazhe të padrejta ndaj referuesve të tjerë.
  6. Çdo veprim tjetër që bie ndesh me etikën e biznesit dhe ndershmërinë.

Nëse zbulohet ndonjë mashtrim, referuesi humb të drejtën për të marrë shpërblimin e tij dhe përjashtohet direkt nga programi i referimit pa paralajmërim dhe pa një shanc të dytë!

Regjistrohu tani!

Plotësoni formularin e mëposhtëm për t'u bërë pjesë e programit tonë të referimit dhe filloni të fitoni sot!

Të dhënat e juaja jan të ruajtura me CSRF Token. Mëso më shumë.

Informacion & Kontakt

Ne jemi një biznes i përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe për të shpërblyer klientët tanë besnikë.

Pse të Zgjidhni Programin Tonë?

  • Pagesa e sigurt dhe në kohë
  • Mbështetje 24/7 për referuesit
  • Sistem transparent i ndjekjes
  • Pa kosto të fshehta ose taksa

Si të na kontaktoni?

Orari i Punës

Ne jemi të hapur çdo ditë nga ora 09:00 - 14:00 dhe 17:00 - 20:00, përveç të dielave jemi vetem 09:00 - 14:00.

Histori Suksesi

Referuese e Suksesshme

Marija nga Shkodra ka fituar mbi 300€ në tre muajt e parë të pjesëmarrjes në program duke referuar 20 klientë.

Fitim Mujor i Rregullt

Alban ka krijuar një rrjet referimesh që i sjell 150-200€ në muaj në mënyrë të qëndrueshme.

Pyetje të Shpeshta

Shpërblimi paguhet çdo fund muaji për të gjitha referimet e suksesshme të atij muaji.

Nuk ka limit. Sa më shumë klientë të referoni, aq më shumë fitoni.

Nëse klienti nuk përmend emrin tuaj, nuk mund të marrim shpërblimin për atë referim.